Dy fëmijë të mitur kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, pasi u përplasën nga një makinë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “Banja e Vogël”, teksa automjeti që drejtonte 31-vjeçari F.G. përplasi biçikletën me të cilën lëviznin 2 të mitur, 13 dhe 15 vjeç.
Ata u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut, teksa drejtuesi i mjetit F.G. u procedua në gjendje të lirë. (A2 Televizion)