Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 68%
  • Jo 27%
  • Nuk e di 5%

Gjendet një trup i pajetë në breg të detit

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 13:13 | Kronikë

Gjendet një trup i pajetë në breg të detit

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit të Durrësit.

Kufoma është pikasur nga kalimtarë të rastit në zonën e sektorit Iliria, të cilët njoftuan menjëherë Policinë e Shtetit.

Trupi i gruas është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për kryerjen e autopsisë, teksa mësohet se viktima është një 53 vjeçare nga Tirana.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ditari A2 CNN