Sondazh: Sa të kënaqur jeni me cilësinë e arsimit në vend?
  • Shumë 10%
  • Pak 14%
  • Aspak 76%

Po çonin 3 thasë me drogë drejt Tiranës, 3 të arrestuar në Lezhë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 11:02 | Kronikë

Po çonin 3 thasë me drogë drejt Tiranës, 3 të

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 3 persona nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli” në fshatin Gocaj, u ndalua një automjet, në brendësi të të cilit u gjetën 3 thasë me 40 kilogramë e 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Tre personat që udhëtonin në automjet u arrestuan, teksa u mësua se destinacioni i lëndës narkotike ishte Tirana, ku ajo do të shitej me doza në zona të ndryshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit E. M., 32 vjeç, D. S. 36 vjeç dhe A. D. 37 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ditari A2 CNN