Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll. Policia ka arrestuar një 63-vjeçar, pas tentativës së tij për të vrarë me thikë bashkëshorten e kushëririt.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ponçarë.
Shtetasi me inicialet J.Z. fillimisht ka goditur me grushte bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës.
Më pas ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta godasë atë në trup.
E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë ndalimi i autorit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin J. Z., 63 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e kushëririt të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.” (A2 Televizion)