Dy drejtues gomonesh gjobiten me mbi 1 milion lekë në Vlorë për shkelje të sigurisë detare

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 16:44 | Kronikë

Dy drejtues gomonesh gjobiten me mbi 1 milion lekë në Vlorë

Dy drejtues mjetesh lundruese janë ndëshkuar me gjoba në vlerë totale 1 010 000 lekë dhe u janë bllokuar gomonet, pas shkeljeve të konstatuara nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Vlorë gjatë kontrolleve për garantimin e sigurisë detare.

Sipas Policisë, pas një njoftimi se një gomone po lundronte pranë bregut në plazhin e Potamit, shërbimet e DVKM Vlorë identifikuan dhe lokalizuan mjetin në plazhin e Drimadhes. Gomonia u bllokua, ndërsa drejtuesi i saj, shtetasi H. L., u gjobit me 500 000 lekë për shkeljen e rregullave të lundrimit.

Në një rast tjetër, gjatë patrullimeve në zonën e njohur si "Plazhi i Hidrovorit", policia konstatoi një tjetër gomone që po lëvizte në afërsi të bregut. Mjeti u ndalua dhe u bllokua, ndërsa drejtuesi, shtetasi E. Sh., u gjobit me 510 000 lekë. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk dispononte në bord dokumentacionin e kërkuar nga ligji.

DVKM Vlorë bën të ditur se kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë në të gjithë hapësirën detare të qarkut, me synim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos