Zhduken 700 mijë euro nga filiali i Postës së Durrësit, shkarkohet drejtoresha

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
14 Korrik 2026, 15:47 | Kronikë

Sistemi i kontrollit të brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Postës Shqiptare ka vetëkontrolluar dhe konstatuar abuzime me shuma të konsiderueshme nga zyrtarë të filialit të Postës Shqiptare në Durrës.

Mësohet se pas rezultateve paraprake të këtij kontrolli, shuma e dyshuar që mungon nga të ardhurat që duhej të dorëzoheshin nga filiali i Postës së Durrësit janë minimalisht në vlerën e 700 mijë eurove, shkruan A2.

Ndërsa është shkarkuar edhe drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, si dhe ka dhënë dorëheqjen e menjëhershme edhe drejtuesja e sektorit të financës në këtë filial të Postës Shqiptare, Valbona Hoti.

Sakaq, shkeljet e konstatuara nga konstrolli i brendshëm i Postës Shqiptare i janë referuar për hetime të mëtejshme edhe Prokurorisë së Durrësit, ndërsa ende nuk bëhen publikë emrat e zyrtarëve apo punonjësve të filialit të Postës së Durrësit, të cilëve u janë referuar emrat në Prokurori.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos