Shuhet aktori Todi Llupi, Artisti i Merituar i dha 5 dekada art shqiptarëve

Nga Luela Myftari
14 Korrik 2026, 15:31 | Kulturë

I mjaftuan vetëm pak vite në skenën teatrale për t’u kthyer në një nga figurat më emblemtike të Estradës së Fierit. Todi Llupi e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1971, por në dekadën e parë shënoi aq shumë duartrokitje, sa në vitin 1982 do t’i besohej një rol i patjetërsueshëm si ai në veprën “Do martojmë Malon”.

Artist i Merituar brenda dhjetëvjeçarit tjetër dhe një artist i duartrokitur për gjithë jetën. Sot është shuar, por mbetet në historinë e skenave teatrale në Shqipëri si një ndër portet që na ka gëzuar më së shumti në 5 dedaka interpretimesh, jo vetëm në teatër, por edhe në kinema, shkruan A2.

Ndonëse teatri “Bylis” është skena që e thërriti më shumë, Todi Llupi u duartrokit në çdo dalje publike. 

Ndonëse ka munguar dekadën e fundit me interpretimet e tij, veprat që lë pas e bëjnë një portret të paharruar të botës aktoriale. Së fundmi, regjisori Bujar Alimani e kishte përzgjedhur në filmin “Amnistia”, realizuar në vitin 2010, dhe te “Delegacioni” 7 vjet më vonë.

Artistit të Merituar iu akordua një pension i veçantë këtë vit, por pak mundi ta shijojë, në kundërshtim të duatrokitjeve të publikut që e vlerësoi çdo dalje të tij në skenë e çdo përpjekje të tij artistike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos