Vodhën kasafortën e xhamisë, e pësojnë dy të miturit

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 11:40 | Kronikë

Vodhën kasafortën e xhamisë, e pësojnë dy të

Dy të mitur janë ndaluar nga policia e Burrelit pasi dyshohet se kishin hyrë në një objekt kulti në qytet dhe kishin marrë prej atje kasafortën dhe sende të tjera me vlerë.

Pas hetimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i dy shtetasve të mitur 12-vjeçar, si autorët e dyshuar të vjedhjes.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës kanë vjedhur me thyerje xhaminë dhe kanë marrë kasafortën metalike e cila brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash.

Kasaforta së bashku me shumën e parave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani