Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 59-vjeçarin Anesti Sala nga fshati Pojan, cili u arrestua tre ditë më parë për ngacmim seksual të një 13 vjeçareje.
Prokuroria kërkoi për 59-vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg, kërkesë që u pranua nga gjykata. Mbrojtësi i caktuar kryesisht kërkoi një masë më të butë sigurie për Salën, i cili gjatë seancës mohoi të ketë ngacmuar seksualisht të miturën.
59-vjecari pohoi që ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe ditën kur ishte konfliktuar me gjyshen e 13 vjeçares, për shkak të ngacmimit të saj, ka qenë në gjendje të dehur.
Anesti Sala u arrestua nga policia lokale për ngacmim seksual të një të miture nga i njëjti fshat, pas denoncimit të familjarëve të saj. (A2 Televizion)