Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Agron Çela është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK.
Prania e Çelës në SPAK është për të dhënë deklarime për çështjen CEZ-DIA. Në përfundim të marrjes në pyetje, ai nuk ka dhënë asnjë detaj.
“Isha për punët e mia. Nuk e njoh Kastriot Ismailajn, s'di gjë për CEZ-DIA”, tha ai.
Çela është dita e dytë radhazi që vjen në SPAK, ai ka qëndruar dje në ambientet e jashtme dhe sot ka hyrë.
Pak ditë më parë në SPAK për çështjen CEZ-DIA ishte dhe drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili qëndroi për më shumë se dy orë. (A2 Televizion)