Aksidenti i frikshëm në Lushnje, makina “fluturon” për disa metra

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 19:23 | Kronikë

Aksidenti i frikshëm në Lushnje, makina “fluturon”

Ka qenë me fat një drejtues mjeti, i cili mbrëmjen e së enjte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nënkalimit në fshatin Dushk.

Mjeti tip Benz me targa AA 307 PD ka fluturuar për disa metra në ajër e më pas është përplasur në betonin e nënkalimit. Drejtuesi i mjetit është transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet dhe rrethanat që drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në nënkalim. Fatmirësisht nuk ka pasur mjete apo dhe këmbësorë në ato momente në pjesën e nënkalimit, pasi rënia e automjetit mbi njerëz apo dhe mjete të tjera mund të kishte rezultuar fatale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos