Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi hap derën e urbanit, plagoset një e moshuar

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 12:53 | Kronikë
Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi hap derën e
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një e moshuar ka mbetur e plagosur, pasi është plagosur teksa aksidentalisht është hapur dera e autobusit të linjës.

Ngjarja ndodhi në bulevardin “Zogu i Parë”. Lidhur me ngjarjen është arrestuar shoferi i urbanit, shtetasi me inicialet Sh.H., 64 vjeç.

“Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobus, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos