Aksidenti në Delvinë, arrestohet babai që i dha makinën djalit të mitur

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 11:34 | Kronikë

Aksidenti në Delvinë, arrestohet babai që i dha makinën

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili i dha për ta drejtuar automjetin djalit të tij të mitur, i cili u përfshi në një aksident rrugor. Për pasojë mbetën të plagosur rëndë tre të mitur të moshave 13-15 vjeç në afërsi të fshatit Bajkaj në Delvinë.

Njoftimi i Policisë Sarandë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në afërsi të fshatit Bajkaj, si pasojë e të cilit u dëmtuan 3 shtetas të mitur (drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve), ju informojmë se:

Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin O. K., 41 vjeç, banues në Delvinë, pasi i ka dhënë për ta drejtuar, djalit të tij të mitur, automjetin që u përfshi në këtë aksident rrugor.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin e mitur, drejtues të automjetit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

A2 Sport