Seanca e parë gjyqësore ndaj Dan Hutrës, të akuzuarit për vrasjen e 3 grave e plagosjen e 3 të tjerave, dështoi të enjten për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues.
Para çeljes së seancës, Hutra u ndje i bezdisur nga kamerat. Ai nuk ngurroi të replikojë me gazetarët, madje të ngrejë dyshime për vërtetësinë e raportimeve mbi krimet për të cilat akuzohet. Sipas Hutrës, në të vërtetën e tij do të vinte edhe momenti i gazetarëve.
Seanca e radhës ndaj Dan Hutrës u caktua për më 10 tetor. 40-vjeçari Hutra akuzohet për vrasjen e Mevlute Hysës, Hasime Dafkut dhe Etleva Kurtit, për tentativën e vrasjes së Elena e Kujtime Hysës dhe Marjana Gurakuqit, si edhe për përgatitjen e kushteve për vrasjen e Rrahman Selës.
Të gjitha këto krime ai i kreu 1 marsin e vitit të shkuar, në harkun kohor të pak orëve. (A2 Televizion)