Arrestohen dy të rinj në Elbasan, tentuan të mashtronin biznesmenin duke i marrë 50.000 euro

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 10:10 | Kronikë

Arrestohen dy të rinj në Elbasan, tentuan të mashtronin

Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen.

Ata janë prezantuar si përfaqësues të një personi publik dhe synonin të përfitonin shumën 50.000 euro.    

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repeat”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve A. Gj., 19 vjeç, R. B., 25 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi F. L., 25 vjeç.

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), duke iu prezantuar atij si përfaqësues të një personi publik, për të përfituar prej tij, një shumë të madhe parash. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular", njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos