Gjendet pa jetë në një kalatë peshkimi në Durrës, 42-vjeçari nga Tirana

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 09:07 | Kronikë
Gjendet pa jetë në një kalatë peshkimi në Durrës,
Fotot ilustruese

Një 42-vjeçar nga Tirana është gjetur i pajetë në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit. Policia njofton se nga hetimet paraprake dyshohet se 42-vjeçari është mbytur aksidentalisht në det. Sipas policisë ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë Durrës

Më datë 23.11.2023, në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit E. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është mbytur aksidentalisht në det.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos