I dënuar për trafik droge në Angli, policia i sekuestron 200 000 euro pasuri në Elbasan

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 08:56 | Kronikë

I dënuar për trafik droge në Angli, policia i sekuestron 200 000

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Elbasan ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 200 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar "Property” vuri në sekuestro preventive pasuritë e paluajtshme në emër të 28-vjeçarit me iniciale L. C.,  dhe të familjarëve të tij. 

Në zbatim të vendimit, u bë sekuestrimi i 3 pasurive të paluajtshme me vlerë 200 000 euro, në lagjen "5 Maji", konkretisht: 2 apartamente banimi dhe 1 njësi shërbimi.    

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi L. C., i cili është dënuar me 3 vjet burgim, në Britaninë e Madhe, për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos