Arrestohet kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro

Nga A2 CNN
23 Mars 2024, 17:53 | Kronikë

Vetëm pak ditë pas dënimit të kryebashkiakut të zjedhur të Himarës, në pranga bie dhe kryebashkiaku në detyrë, Jorgo Goro. Ai është arrestuar gjatë ditës së sotme me urdhër të SPAK dhe së bashku me të edhe 4 persona të tjerë. Mësohet se nga 5 të arrestuarit dy janë me masa sigurie "arrest me burg", ndërsa 3 të tjerë në arrest shtëpie. 

Ndaj Jorgo Goros janë bërë dy kallëzime penale. Por, kallwzimi qw i kushtoi arrestimin wshtw ai i Fredi Belerit, kryebashkiaku që e mundi nga burgu në zgjedhjet e 14 majit të një viti më parë. Si bazë për kallëzimin e tij nga Beleri ka shërbyer një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021. KLSH ka gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes dhe mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë, si dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, Beleri kallëzoi Goron edhe për falsifikimin e dokumenteve në rastin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Mësohet se ky është kallëzimi që ka çuar në pranga Goron.

Kryebashkiaku socialist mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve dhe është dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës së Posaçme për korrupsion zgjedhor. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos