Arrestimi i Goros, Bardhi: Të shoqërohet edhe me bashkëpunëtorët e Ramës

Nga A2 CNN
23 Mars 2024, 17:59 | Politikë

Arrestimi i Goros, Bardhi: Të shoqërohet edhe me

Gazment Bardhi reagoi përmes një statusi në platformën X pas lajmit për arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

“Arrestimi i Jorgo Goros është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik”, tha Bardhi.

Ai kërkoi që Rama të shkarkojë Goron, i cili qëndron në detyrë për shkak se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, është dënuar me burg për korrupsion zgjedhor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë