Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Përfundon afati për Komisionin e Reformës Zgjedhore, dy vjet shtyrje por pa produkt konsensual

Nga Ervin Koçi
21 Mars 2024, 16:38 | Politikë

Seanca plenare e kësaj të enjteje shënoi edhe fundin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore.

Mbarimi i afatit të strukturës bipartizane, pas dy vitesh shtyrje të njëpasnjëshme, nuk prodhoi dakordësi dhe demokratët e Bashës kërkuan miratimin e propozimeve të veta, që kishin depozituar në mënyrë të njëanshme. 

Mënyra e sjellës së Alibeajt për socialistët është arsyeja se përse Komisioni i Posaçëm Parlamentar nuk arriti të kishte një produkt.

Tashmë, Kodi Zgjedhor do të shqyrtohet nga struktura e posaçme pranë Komisionit parlamentar për çështjet ligjore, ku objekt të punës do të ketë edhe ligjet e tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar për t’u miratuar. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi