Në Kuvend kthehet debati, Basha kërkon vijimin e “bashkëpunimit” me PS, Nikolla e përjashton

Nga Ervin Koçi
21 Mars 2024, 16:23 | Politikë

Demokratët u futën në sallën e Kuvendit pa flakadanë apo zhurmues në xhepat e xhaketave. Ata i qëndruar marrëveshjes së arritur me socialistët për të rikthyer normalitetin në Kuvendin e Shqipërisë.

Pozitivitetin e rikthimit në normalitet nuk e reflektoi Lulzim Basha, që kishte bërë rrokadë në sjelljen institucionale. Nga fjalimet konstruktive kaloi në tone të ngritura për t’i kërkuar Partisë Socialiste vijimin e bashkëpunimit.

Basha: Hiqni dorë për një moment nga agjendat tuaja partiake dhe jepni shqiptarëve deri në fund të këtij muaji një komision të reformës zgjedhore me parametrat siç kanë qenë gjithmonë dhe me një vendimmarrje që gjenden aty tash dy vjet dhe mos përsërisni skandalin e 2008.

Spiropali: Nuk mund të vish pas 18 vitesh dhe të kujtohesh këtu se nuk je pjesë e këtij sistemi.

Basha: Ka të drejtë zonja ministre, se kemi ngritur zërin atëherë. Duhet të kemi sinqeritet. Unë atëherë kamë kërkuar ndjesë, por po e kërkoj edhe sot si kryetar i PD Gazment Bardhi ishte ulur në krah të Lulzim Bashës por nuk shkëmbyen asnjë fjalë. Edhe replikën ndaj ish-kryetarit zgjodhi ta bëjë nga foltorja e Kuvendit.

Bardhi: Koha kur ju nxisnin opozitën të bojkotonte Kuvendin të ndiqte mandatin dhe opozita të shkonte mbrapa duke bojkotuar Kuvendin, duke djegur mandatet, është e shkuara e grupit parlamentar të PD. Ky kuvend duhet të mbajë përgjegjës nga i pari te i fundit për dështimin e reformës zgjedhore.

Basha kërkoi të ishte protagonisti i seancës plenare duke bllokuar foltoren e Kuvendit, por kuptoi se toleranca me të cilën e kishin trajtuar deri më sot socialistët kishte mbaruar. Kështu provoi shijen e përjashtimit nga parlamenti.

Vendimin të Nikollës Basha zgjodhi fillimisht ta injoronte, për më pas e kuptoi se i vetëm nuk mund të bllokonte parlamentin.

Shfrytëzoi një pauzë të seancës për t’u larguar, por la një tjetër shenjë në rekordet e tij mediatike: “Nuk i tha fjala një gojë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos