Partia Socialiste ka caktuar emrat e anëtarëve të 2 Komisioneve Hetimore që do të ndërtohen si rrjedhojë e marrëveshjes që u arrit me Rithemelimin. Bashkëkryetar me Ervin Salianjin, për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS do të jetë Toni Gogu, e ndërsa për koncesionet në Shëndetësi, krah Albana Vokshit do të jetë Plarent Ndreca.
Sa i përket anëtarëve për koncesionet në shëndetësi nga PS-ja do të jenë Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Ilirjan Pendavinji, Ilir Metaj, Edona Bilali, Petro Koçi, Klevis Xhoxhi e ndërsa nga PD Zheni Gjergji, Ina zhupa Edmond Spaho, Sajmir Korreshi dhe Petrit Vasili.
Ndërsa për TIMS, nga PD-ja do jenë Elda Hoti, Luan Baçi e Asllan Dogjani, Ramadan lika, Lefter Gështenja dhe Xhelal Mziu e ndërsa nga socialistët Nasip Naço, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia, Antoneta Dhima, Bardhyl Kollçaku, Denis Deliu.
Ngritja e komisioneve hetimore ishte një kërkese e padiskutueshme e opozitës që u bë edhe shkak për bojkotin dhe nisjen e një aksioni, që kulmoi me flakadanë, tymuese dhe bilbila në Kuvend.
Megjithatë, ngritja e këtyre Komisioneve erdhi pasi mazhoranca me votat e saj ndryshoi ligjin për Komisionet dhe zërat kritikë brenda Rithemelimit, por edhe në Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, nuk e cilësojnë si një fitore të opozitës, por si një tallje e kryeministrit Edi Rama me ta.
Komisioni Hetimor oë koncesionet në shëndetësi
Nënkryetar
Plarent Ndreca
Anëtarë
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Ilirjan Pendavinji
Ilir Metaj
Edona Bilali
Petro Koçi
Klevis Xhoxhi
Anëtarët Zëvendësues
Lavdrim Krrashi
Mirela Pitushi
Komisioni Hetimor i Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS
Nënkryetar
Toni Gogu
Anëtarë
Nasip Naço
Blerina Gjylameti
Etilda Gjonaj
Xhemal Qefalia
Antoneta Dhima
Bardhyl Kollçaku
Denis Deliu
Anëtarët Zëvendësues
Eduard Ndreca
Laert Duraj (A2 Televizion)