Komisionet hetimore për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi, Rithemelimi-PS caktojnë emrat

Nga A2 CNN
20 Mars 2024, 13:31 | Politikë

Komisionet hetimore për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi,

Pas marrëveshjes së arritur me mazhorancën, Partia Demokratike, grupimi i Rithemelimit ka nisur nga puna dhe ka caktuar emrat e anëtarëve të 2 komisioneve që do të ngrihen, një për daljen e të dhënave të sistemit TIMS dhe për atë të shëndetësisë.

A2 CNN mëson se sa i përket daljes së të dhënave të TIMS, kryetar është caktuar Ervin Salianji e ndërsa anëtarë do jenë Elda Hoti, Luan Baçi e Asllan Dogjani, Ramadan lika, Lefter Gështenja dhe Xhelal Mziu 

Sa i përket komisionit për koncesionet në shëndetësi, posti i kryetares i është besuar Albana Vokshit me anëtarë Zheni Gjergji, Ina zhupa Edmond Spaho, Sajmir Korreshi dhe Petrit Vasili.

Nga PS, do jetë socialisti Toni Gogu për të dhënat e sistemit TIMS, e ndërsa për koncesionet në shëndetësi, Plarent Ndreca, ndërsa emrat e anëtarëve priten të zyrtarizohen në një moment të dytë.

Ngritja e komisioneve hetimore ishte një kërkese e padiskutueshme e opozitës që u bë edhe shkak për bojkotin dhe nisjen e një aksioni, që kulmoi me flakadanë, tymuese dhe bilbila në Kuvend. Megjithatë, ngritja e këtyre Komisioneve erdhi pasi mazhoranca me votat e saj ndryshoi ligjin për Komisionet dhe zërat kritik brenda Rithemelimit, por edhe në Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, nuk e cilësojnë si një fitore të opozitës, por si një talljes e kryeministrit Edi Rama me ta.

Të dhënat nga TIMS
Ervin Saljanji  - kryetar
Ramadan lika
Lefter Gështenja
Xhelal Mziu
Elda Hoti
Luan Baci
Asllan Dogjani

Koncesionet në Shëndetësi
Albana Vokshi- kryetare
Zheni Gjergji
Ina zhupa
Edmond Spaho
Sajmir Korreshi
Petrit Vasili
Zëvendësues Ilda dhori/ Emilia Koliqi (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos