Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

“Lepuri fle te marrëveshja e 2008”, Basha për akordin PS-Rithemelim: Revolucioni u flijua për dy komisione

Nga A2 CNN
15 Mars 2024, 18:35 | Politikë

Për Lulzim Bashën marrëveshja e arritur në Kuvend mes Partisë Socialiste është në favor të maxhorancës.

Sipas Bashës, revolucioni, siç e quante Rithemelimi protestën në Kuvend u flijua për dy komisione hetimore. Për të pakti i sotëm është vijim i marrëveshjes të vitit 2008 për ndryshimet kushtetuese. 

Për fat të keq revolucioni u flijua. Revolucioni i shpallur me bujë u flijua për dy komisione hetimore, njëri prej të cilëve sot u njoftua që kanë mbaruar hetimet dhe që do të komunikohen akuzat dhe që me të drejtën e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve nga Ilir Beqja me shokë, do të shkojnë në burg sepse kanë vjedhur. Këta kanë rënë dakord që të ngrenë komision, ta hetojnë, të shohin çfarë shkeljesh administrative kanë bërë dhe t’i propozojnë Ramës që të ndryshojnë ligjet. Për këtë u shit revolucioni i premtuar kurbinasve dhe gjithë demokratëve shqiptarë. Ka ardhur koha të vëmë gishtin në plagë, ku ndoshta të gjithë kemi gisht në këtë plagë kush më shumë e kush më pak. Shpresa e rreme është lidership i rremë. Ku është revolucioni, ku është përmbysja e Edi Ramës? Cila është fitorja që i shet sot demokratëve të Kurbinit që i more pas vetes me premtimin se do ta rrëzoje Edi Ramën? Ku është bashkia e Kurbinit? Të gjitha kanë avulluar si iluzione, sepse nisen me një pretendim të rremë. Por diku tjetër fle lepuri, te marrëveshja famëkeqe e kushtetutës 2008-ëspër të mbajtur monopolin për kandidatët për deputetë, për të kontrolluar sistemin politik siç u ka lënë trashëgimi Ramiz Alia”. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli