Arrihet marrëshja! Ngrihen dy komisionet hetimore që kërkonte opozita

Nga A2 CNN
15 Mars 2024, 15:27 | Politikë

Arrihet marrëshja! Ngrihen dy komisionet hetimore që kërkonte

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy komisionet hetimore për të cilat u ra dakord mes mazhorancës dhe demokratëve, atë për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesioneve në shëndetësi.

A2 CNN ka siguruar vendimin për ngritjen e komisionit për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, i cili do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistmeit TIMS dhe velrësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi.

Arrihet marrëshja! Ngrihen dy komisionet hetimore që kërkonteArrihet marrëshja! Ngrihen dy komisionet hetimore që kërkonte

Komsioni do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe gjashtë anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe 8 anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Puna e komisionit do të zgjasë 4 muaj, por mbetet e hapur mundësia për shtyrjen e këtij afati.

Këta dy komisione ishte pjesë e diskutimeve të ditëve të fundit mes kundërshtarëve politikë, të cilët arritën një marrëveshje për rikthimin e normalitetit në sallën e Kuvendit me plotësimin e një pjese të kërkesave të demokratëve. Kjo marrëveshje u etiketua si “pazar okult” nga Lulzim Basha dhe grupi i tij në kuvend.

Opozita e drejtuar nga deputetët e Rithemelimit kërkon edhe ngritjen e një komisioni të ri për reformën zgjedhore, por deri tani kjo gjë nuk është miratuar nga socialistët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos