Partia Socialiste ka pasur edhe një propozim sa i përket votës së emigrantëve. Referuar draftit që A2 CNN e ka zbardhur, socialistët propozojnë që vota e emigrantëve të bëhet me anë të postës dhe numërimi të bëhet në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve.
Ajo që ia vlen të thekson në këtë propozim të PS, është që socialistët propozojnë që vota e emigrantëve të shpërndahet në qarqet e fundit ku ato kanë patur vendbanimin. Regjistrimi i atyre që kanë shprehur vullnetin për të votuar duhet të bëhet jo më vonë se 90 ditë nga dita e votimit.
Vota e emigrantëve është një nga pikat e forta të opozitës së Lulzim Bashës dhe mbetet për të parë nëse do të jenë dakord me këto propozime të mazhorancës.
Pikat kryesore të propozimit të PS për votën e emigrantëve
- Vota e tyre të shpërndahet në qarqet e fundit ku ato kanë patur vendbanimin
- Vota të bëhez më postë
- PS propozon që shqiptarët që jetojnë jashtë të regjistrojnë adresën e tyre
- Regjistrimi i atyre që kanë shprehur vullnetin për të votuar duhet të bëhet jo më vonë se 90 ditë nga dita e votimit
- Numërimi i votave të emigrantëve të bëhet në KQZ
- 45 ditë para ditë së Zgjedhjeve, Drejtoria e Gjendjes civile heq nga lista e zgjedhësve në Shqipëri, ata votues që janë regjistruar për të votuar jashtë (A2 Televizion)