Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Shkarkohet Flamur Mamaj! Rama emëron prefekt të Vlorës ish-deputetin e LSI-së

Nga A2 CNN
13 Mars 2024, 18:08 | Politikë

Me vendim të qeverisë, Vangjel Tavo është prefekti ri i Qarkut të Vlorës. Vendimi është marrë ditën e sotme dhe vjen pas shkarkimit të Flamur Mamaj.

“Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Vangjel Tavo ka qene deputet nën siglën e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, e ndërsa socialistët i kanë besuar së fundmi një detyrë të re.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli