Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare dhe bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar, këtë të mërkurë, ku ka deklaruar se, vetëm një idiot i lindur nuk e kupton që Rama po bën Pazar për reformën zgjedhore.
Sipas Alibeajt, asgjë nuk ka ndryshuar me vitin 2008, kur pazarin e bëri po me “non gratan”, siç e quan ai Berishën.
“Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar!
Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e bëri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë.
Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje, siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve, por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!”, deklaron Alibeaj në reagimin e tij. (A2 Televizion)