Pakti PS-Rithemelim, SHBA e BE: Institucionet funksionale thelbësore për çdo demokraci

Nga A2 CNN
12 Mars 2024, 19:17 | Politikë



Marrëveshja e arritur në Kuvend mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit është mirëpritur nga ndërkombëtarët, të cilët prej kohësh kanë nxitur dialogun mes palëve.

Ambasada e SHBA në një postim në mediat sociale deklaron se është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. “Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, citohet ne njoftim.

Edhe Bashkimi Evropian e ka mirëpritur rikthimin e normalitetit në Kuvend. Sipas BE, “një parlament funksional është thelbësor për të shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga një shumicë dërrmuese e popullit të saj”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli