Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Salianji kundër negociatave me PS: S’mund të bëjmë sherr 5 muaj që të ulemi me Ramën!

Nga Anesti Barjamemaj
12 Mars 2024, 15:14 | Politikë

Salianji kundër negociatave me PS: S’mund të bëjmë

Ervin Salianji në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, ku pati edhe debate mes kolegëve të tij, Tritan Shehu dhe Bledjon Nallbati, u shpreh kundër negociatave me PS-në

“Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi qe do krijohet është që krijuam Sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën! Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë qe nuk ka pasur asnjë shenje tërheqja as ne deklaratat publike të Ramës!

Rikthimi sot në Konferencën e Kryetareve është praktikisht rikthim ne normalitet dhe ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën, por nëse e vendosim vete. Nëse ju thoni qe aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi por që të hyjmë ne normalitet se u ulëm me Ramën do krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do jemi joserioze siç ka ndodhur shpesh në këtë parti e këtë seli që radikalizohemi që të marrim vëmendjen e Ramës ndërkohë që vëmendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetarët! Ky akt i sotëm na bën dhe më pak te besueshëm!

Të paktën të marrim vendim tani për t’u rikthyer vetë në normalitet jo si shkëmbim se Rama u ul? Çfarë u ul Rama? A jemi ne që nuk marrim pjese me vullnet në konferencë kryetarësh? A është qeveria në të njëjtin pozicion që thotë riformuloni kërkesat në konferencë kryetarësh dhe me ligjin e ri për komisionet hetimore merrini? A është qeveria që thotë që me mbarimin e afatit të komisionit bipartizan të Reformës zgjedhore do ta kalojmë tek ligjet? Çfarë fitojmë ne nga ky aksion? Po bëjmë lëvizje të gabuar dhe me pasoja…

Kam dy pyetje se s’bej dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishëm të suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e leme sikur nuk shkon! Së dyti si qenka sukses dhe tërheqje që ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e Kryetareve. Se treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë në konferencë të kryetarëve ka qenë Gazi. Jam i mendimit që po ndërmarrim lëvizje të gabuar dhe imagjino nëse do dështojë bisedimi i sotëm apo plotësimi i kërkesave, si do themi pastaj që bëmë pak gabim se Rama ta hedh për të 100 herë!”, u shpreh Salianji.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli