“Kujdes, nuk duhet të nxitohemi!”. Bardhi: Pas 5 muajsh arrogancë, mazhoranca reflektoi

Nga A2 CNN
12 Mars 2024, 14:45 | Politikë

“Kujdes, nuk duhet të nxitohemi!”. Bardhi: Pas 5 muajsh

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se opozita dhe socialistët kanë rënë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një komisioni parlamentar të ri për diskutimin e reformës zgjedhore.

“Është lajm i mirë që pas 5 muajsh rezistencë të deputetëve të opozitës, për këtë arrogancë të shfaqur më 12 tetor nga mazhoranca, këta të fundit kanë reflektuar dhe ne kthehemi të diskutojmë për këto çështje”, tha Bardhi për gazetarët pas mbylljes së konferencës së kryetarëve.

Megjithatë, Bardhi tha se sot ka pasur vendimmarrje në parim prandaj opozita nuk duhet të nxitohet. “Kemi rënë dakord për ngritje e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi, ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat perosnale të sistemit TIMS dhe kemi rënë parimisht dakord që çdo ligj që kërkon 3/5-tat, pa përjashtuar kodin zgjedhor, të diskutohet në një komision që do të ngrihet në kuvendin e Shqipërisë në paritet të plotë mes grupit parlamentar të PS dhe PD me vendimmarrjen që merren me konsensusin e të dy palëve”, tha Bardhi.

Burime bëjnë me dije se Gazment Bardhi dhe Klotilda Bushka janë ligjvënësit e përzgjedhur për t’u marrë me diskutimet peer shqyrtimin e objektit dhe ngritjen e këtyre komisioneve hetimore. Përvec objektit pritet të përcaktohen edhe emrat e anëtarëve, ndërsa Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet sërish nesër në orën 13:30 për të futur në kalendar dhe miratuar vendimet për ngritjen e dy komisioneve hetimore  hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos