Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 27%
  • Pak 47%
  • Aspak 27%

Negociatat PS-Rithemelim, Ndoka: Rama po e përdor këtë situatë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme

Nga A2 CNN
12 Mars 2024, 12:47 | Politikë

Kthesë pozitive dhe një reagim për 20 shkurtin, i ka konsideruar kreu i PDK-së Nard Ndoka negociatat mes mazhorancës dhe Rithemelimit. Në studion e Ditarit me Denisa Pashollin, ai tha se Rama po e përdor këtë situatë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“20 shkurti ishte njësi matëse për kryeministrin dhe faktorin ndërkombëtar. Protestat japin një mesazh për të gjithë klasën politike shqiptare e mazhorancën. Vetë Rama po e përdor këtë situatë me qëllimet e tij të qarta, ai ka një agjendë që të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ka filluar lëvizjet në bazë e tij. Një parafushatë me strukturat”.

Sipas tij, ka shumë arsye që Rama të dojë zgjedhjet e parakohshme, ndër to; shigjetimi i anëtarëve të kabinetit dhe aferat korruptive të qeverisë.

“Ka shumë arsye pse Rama i do zgjedhjet e parakohshme është në panik. Janë shigjetuar anëtarët e kabinetit të tij. Ka disa afera korruptive mbi supe si inceneratorët. I duhen negociatat se ishte në kushtet e pamundësisë për zgjedhje. Ishte me një opozitë që e kishte bllokuar në parlament dhe në rrugë. Mori goditje nga këshilli i ambasadorëve. Ka lëvizje që shkojnë në interesin e Sali Berishës”.

I pyetur se pse mazhoranca po bashkëpunon me Rithemelimin dhe jo PD-në e Bashës, Ndoka u përgjigj: “Është bashkëpunim institucional kemi Bardhin të pranuar nga faktori ndërkombëtar e SHBA-ja dhe i pranuar nga të gjitha palët. Basha dihet që është personazh i dështuar, nuk është pikë referimi as për ndërkombëtarët që e kanë mbështetur dhe në këtë sens Rama është detyruar që të shohë se cila është opozita institucionale dhe shumica”.

Të dyja palët e PD-së kanë ngritur akuza ndaj njëra-tjetrës për pazar me Ramën, por Ndoka tha se kjo situatë është qesharake se politika ka nevojë për kompromis dhe konsensus.

“Kur pjesa e Lulzim Bashës flet për parime të jep shije të hidhur, për faktin që janë vegla dhe paterica të Ramës. E mbajnë vulën me ndikimin e Ramës. Por kjo situatë ka marrë fund, se Rama nuk pranon njerëz parazitë. Mirë e ka, edhe Lulin e ka kritikuar disa herë si gjumash dhe jo si personazh që mund t’i hedhë ndonjë kockë gjatë rrugës”.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu