Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Alibeaj kundër marrëveshjes PS-Rithemelim: Pazar politik, që nuk do ndryshimin e sistemit

Nga A2 CNN
12 Mars 2024, 17:38 | Politikë

Një pazar politik që kërkon të mbajë monopolin e sistemit politik e cilësoi Enkelejd Alibeaj marrëveshjen e arritur mes socialistëve dhe demokratëve të Rithemelimit që synon të rikthejë normalitetin në jetën parlamentare.

Sekretari i përgjithshëm i demokratëve të Bashës, shtoi se politika e vjetër kërkon të godasë reformën zgjedhore dhe nuk do as lista të hapura, barazi vote, apo votimin e emigrantëve, por thjesht bën pazare për interesa vetjake.

“Marrëveshja nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë, por që bashkë me Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik, marrëveshjen e 2008 Rama-Berisha. Kjo marrëveshje ka për qëllim të godasë reformën zgjedhore, sepse Rama dhe Berisha nuk duan të heqin monopolin e listës dhe të lejojnë qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Asnjë nga politikanët e vjetër nuk e duan Shqipërinë një zonë zgjedhore, sepse nuk duan barazinë e votës së shqiptarëve dhe duan ta vjedhin atë. Asnjë prej këtyre politikanëve që duhet t’i përkisnin të shkuarën, nuk i duan listat e hapura, sepse lufta është bërë me premtimin që me lista të mbyllura të kenë vende të sigurta. Rama dhe Berisha janë armiqtë e votës së diasporës dhe do të bëjnë gjithçka për të mos e realizuar. Denoncoj këtë pazar për interesa vetjakë”, tha Alibeaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi