Është shtyrë për një ditë të pacaktuar mbledhja e konferencës së kryetarëve.
Sipas burimeve për A2 CNN, PS ka kërkuar më shumë kohë në dispozicion dhe për këtë arsye konferenca e kryetarëve është shtyrë për një ditë tjetër, pa e specifikuar.
Shkak mësohet se është bërë objekti i ndryshuar për komisionet hetimore. Gjithashtu shkak u bë edhe formulimi ligjor për nënkomision, apo grupin e punës me 4 anëtarë. Janë ende në diskutime nëse do të jetë nënkomision apo grup pune. (A2 Televizion)