Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ishte i ftuar në studion e “Ditarit” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, ku ironizoi mbi marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.
“Amerikanët e nxorën Sali Berishën nga dera, ndërsa Gaz Bardhi ua futi nga dritarja e pasme. Një ditë para se SPAK-u t’i drejtohej Berishës, këta menjëherë u kujtuan për komisionet hetimore, ndërkohë që çështja e komisioneve hetimore aty kishte qenë edhe më parë. Vetë Tritan Shehu e ka thënë që qëllimi nuk ishte marrja e disa komisioneve, por krijimi i një aksioni opozitar për të nxjerrë kryetarin e partisë sonë (Sali Berishën). Këtë kemi thënë dhe ne gjatë qëndrimit tonë kur Parlamentin e nxori jashtë funksionit Rithemelimi”, tha Bejko.
Ai shtoi se në një vit elektoral, “komisioni i Reformës Zgjedhore është prioritet”, dhe Rithemelimi dëmtoi Parlamentin me veprimet e tij.
“E dyta, e ndihmuan Edi Ramën që të kalonte buxhetin për 4 minuta”, theksoi Bejko. (A2 Televizion)