Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Amnistia penale, Rama: Do ta votojnë të gjithë, nuk kanë ku shkojnë

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 10:15 | Politikë

Pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Rama foli nga selia e PS-së edhe për amnistinë penale. Kryeministri u pyet se me cilin grup të PD-së do të votohet kjo nismë dhe Rama u shpreh se do ta votojnë të gjithë.

“Amnistia është në tryezën e Kuvendit dhe do ta votojnë të gjithë, pasi nuk kanë ku shkojnë. Do të votojnë për një akt që është pa ndarje partiake dhe siç bëjnë vendet e civilizuar, krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues për lehtësimin e barrës së dënimit për ata që e meritojnë”, tha Rama.

Pak ditë më parë, i ftuar në A2 CNN, Enkelejd Alibeaj u shpreh se nuk kanë pranuar propozimin e fundit të mazhorancës për shkak se “fusnin duart” në strukturat e reja të drejtësisë, SPAK dhe GJKKO.

“PD-ja ka paraqitur amendamentin ndaj projektligjit të Amnistisë me të cilat synonim që nëpërmjet projektligjit të gjithë protestuesit 2018-2020, protestat masive të organizuara nga PD-ja dhe aleatët, si edhe shoqëria civile, pra kjo pjesë e revoltës meritojnë që nëpërmjet amnistisë të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ata që janë në hetim apo gjykim të pushohet çështja, ishte qëndrimi ynë i hapur. Ndodhi në Komisionin e ligjeve që u paraqitën amendamente nga deputetë që sot e kësaj dite askush nuk i del për Zot, që synonin të fusnin dorë te veprimtaria e SPAK dhe GJKKO”, tha Alibeaj.

Kjo nismë pritet të votohet në kuvend në seancën e të enjtes së ardhshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani