Pas Asamblesë, Rama mbledh drejtuesit e qarqeve

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 09:03 | Politikë

Pas Asamblesë, Rama mbledh drejtuesit e qarqeve

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në selinë e Partisë Socialiste një takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në kuadër të punës për rienergjizimin e strukturave.

Në takim pritet të bëhet një analizë e detajuar e punës në të gjitha qarqet në lidhje me procesin e anëtarësimeve të reja, hapjes së partisë dhe porosive të tjera të lëna nga kryesocialisti Rama.

Në Asamblenë Kombëtare që u mbajt të dielën e kaluar, kryeministri Rama vendosi një prioritet të ri për sa u përket anëtarësimeve të reja, duke e çuar numrin në 50 mijë.

Më 12 maj, e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor, ndërsa tashmë ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos