Nasip Naço paraqitet në SPAK

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 09:08 | Politikë

Nasip Naço paraqitet në SPAK

Nasip Naço është zyrtari i radhës që paraqitet në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Në pozitën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, mësohet se Nasip Naço është paraqitur në ambientet e SPAK për cështjen CEZ-DIA, teksa ai nuk shoqërohej nga asnjë person tjetër.

“Nuk do të doja të isha sot këtu. Fakti që jam sot këtu është që ziliqarët hedhin baltë, por nuk u kam marrëdhëniet me ta, por me qytetarët. Jam thirrur për çështjet penale që kanë të bëjnë me çështjen CEZ/DIA. Në atë kohë kam mbajtur qëndrim korrekt dhe kam folur me letra.

Fakti që në atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike, duke nxjerrë jashtë sistemit disa kompani që kishin  gati 20% të tregut të CEZ. Kjo i kurseu buxhetit të shtetit rreth 40 milionë euro në atë kohë. Ish drejtori i CEZ në atë kohë pas një muaji është shkarkuar nga detyra. Këto ishin edhe deklarimet që dhashë sot.”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos