Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Sazani, dhëndrit të Trump? Rama: Ende vetëm një propozim, nëse miratohet shteti do jetë aksioner

Nga Fjorela Beleshi
19 Mars 2024, 15:15 | Politikë

Publikimi nga mediat amerikane dhe pranimi nga dhëndri i ish-Presidentit Trump i planeve të tij për të investuar në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, detyroi Kryeministrin Rama të japë shpjegime në lidhje me projektin, për të cilin qeveria shqiptare nuk ishte shprehur më parë.

Pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, Rama tha se gjithçka është ende në faqen e një propozimi fillestar, që vetë atij i ka pëlqyer shumë.

Debatit nëse me ndërtimin e hotelit në ishullin e vetëm shqiptar, Jared Kushner do t’i falet tokë shqiptare apo do të përjashtohet nga taksat, Edi Rama i përgjigjet se për çdo investim të huaj qeveria e tij do të ndjekë praktikën e portit turistik të Durrësit.

Kryeministri preferoi të mos komentojë nëse Riçhard Grenell ka qenë negociatori për këtë investim apo nëse ideja ka ardhur gjatë takimit të tij me dhëndrin dhe vajzën e Trump kur ata vizituan Shqipërinë. 

Edi Rama iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve për amnistinë penale, teksa u shpreh besimplotë se opozita do t’i bashkojë votat me PS për ta kaluar në Parlament, por pa dhënë një datë se kur do të bëhet realitet.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli