Heshti për paktin e 2008, Basha: Kërkoj ndjesë publike! Spiropali: Je produkt i një liste të mbyllur

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 10:59 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar falje publike në Foltoren e Kuvendit për heshtjen e tij, ku u nënshkrua marrëveshja për ndryshimet Kushtetuese në 2008. Në përgjigje të akuzës së ministres së Shtetit, Elisa Spiropali, Basha tha se aso kohe, mendonte se këto ndryshime do përmirësonin demokracinë në vend, por nuk ndodhi kështu, prandaj zgjodhi të reflektojë dhe t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve.

“Po e kërkoj ndjesë, shpresonim që ndryshimet kushtetuese do e përmirësonin cilësinë, por shkatërruan balancat kushtetuese parlamentare, sepse gjithçka vendoset jashtë kësaj salle, për interesa të ngushta, kjo s’është demokraci dhe ky është momenti, 6 muaj teatër dhe është momenti tani, të hidhni propozimet institucional të Shqipërisë dhe të kërkoni votën që të shikojnë shqiptarët jeni pro apo kundër listës së hapur, vota e diasporës dhe votimit elektronik”, tha Basha.

Duke u ndalur te listat e hapura, një kërkesë e vazhdueshme e Bashës, Spiropali tha se vetëm ai nuk duhet të flasë sepse është produkt i pastër i një liste të mbyllur.

“Me gjithë respektin nuk duhet të flisni për lista të hapura dhe të mbyllura se jeni produkti kryesor i një liste të mbyllur, nëse ka diçka që PS e garanton janë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse ka njeri që ka frikë përpara listave të hapura, atë shikojeni në pasqyrë se s’do e gjeni te Rama dhe PS”, iu përgjigj Spiropali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos