Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Salianji e Vokshi në krye të hetimeve, grupi i punës, Bylykbashi e Xhixho, një vend edhe për Bashën

Nga Ervin Koçi
20 Mars 2024, 17:05 | Politikë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike publikoi emrat me të cilët kërkon të hetojë Qeverinë nëpërmjet dy komisioneve parlamentare. Kritikat ndaj marrëveshjes së arritur me PS duket se u sheshuan duke i dhënë Ervin Salianjit rolin e protagonistit në këto struktura.

“Grupi parlamentar miratoi përbërjen e komisioneve hetimore, Saliani kryetar”, tha Bardhi.

Krahas anëtarëve të Komisioneve Hetimore, Grupi Parlamentar i PD-së miratoi edhe përbërjen e anëtarëve të strukturës së posaçme për shqyrtimin e ligjeve me 3/5. Por më shumë se sa emrat, lajm duket se bëri dora e shtrirë për bashkëpunim ku një karrige iu labosh Lulzim Bashës.

“Ka një vend bosh, ta çojë te sekretarit të grupit dhe ai do t’ia përcjell kryetarit”, u shpreh Bardhi.

Një nga ligjet që do të shqyrtojë kjo strukturë e posaçme parlamentare është edhe Reforma Zgjedhore, për të cilën Basha akuzon se po bllokohet qëllimisht përmes pazareve politike mes Rithemelimit dhe mazhorancës. 

“Dy vjet nuk bënë asnjë gjë, i dhamë besim dhe s’bënë asgjë”, tha Bardhi.

Krahas emrave, grupi kishte diskutuar edhe qëndrimin politik që do të mbajë në seancë plenare, e para në normalitet pas gati 6 muajsh, ku direktivat ishin për betejë verbale ndaj Aktit Normativ të qeverisë që ndryshoi buxhetin e shtetit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi