“Sot fillon merkatoja”, Basha: Rama dhe Berisha nuk duan lista të hapura, kanë frikë

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 11:49 | Politikë

I përjashtuar nga punimet e Kuvendit, Lulzim Basha e cilësoi sërish si pazar përpara gazetarëve, marrëveshjen mes mazhorancës dhe Rithemelimit, e cila ditën e sotme solli një riaktivizim të deputetëve të PD zyrtare në seancë.

Sipas kreut të demokratëve, Rama dhe Berisha nuk duan ndryshim të sistemit zgjedhor pasi kanë frikë nga përballja me qytetarët. Ai e deklaroi se kjo është nisja e merkatos dhe shtoi se beteja nuk merr fund këtu.

“Çfarë fituan shqiptarët nga revolucioni në Kuvend. Asgjë. U dëmtua më shumë. Duke përfituar nga aksioni pa kokë I revolucionarë, Rama ndryshoi ligjin për komisionet hetimore. Një nga dy komisionet që do ngrihen është hetuar nga SPAK dhe është gati të cohet në gjyq. Është hequr në bllok 30 mln euro nga fondi për kompensimin e pronarëve për t’ia kaluar Albcontroll, për të mbushur një gropë nga arbitrariteti të shkaktuar nga Rama me çështjen e Becchetti. Sot fillon merkatoja. Viktimë e këtij pazari janë shqiptarët. Duan të shkatërrojnë një komision bipartizan, kështu bënë dhe në 2008. E kemi denoncuar disa herë se një nga propozimet e Gjiknurit janë ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit që pamundëson që persona me rekorde kriminale të përfaqësojnë qytetarët. Ata duan lista të mbyllura, kanë frikë nga përballja popullore. Beteja nuk merr fund këtu”, tha mes të tjerash Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos