Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Ikin përfaqësuesit e PSD, Këshilli bashkiak i Shkodrës pa kuorum, pezullohet mbledhja

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 15:32 | Politikë

Këshilli bashkiak i Shkodrës nuk ka mundur ta zhvillojë të plotë mbledhjen e radhës, pasi këshilltarët e PSD dhe të PD të rithemelimit e kanë bojkotuar atë. Në mbledhje anëtarët që bojkotuan kanë votuar vetëm ndihmën ekonomike dhe pagesën e paaftësisë, për t’u larguar me pas. Kjo ka bërë që mbledhja të dështojë, pasi vetëm me këshilltarët e PS nuk arrihet kuorumi i nevojshëm për të vijuar punimet.

Këshilltarët e PD, bojkotin e justifikojnë me mungesën e interpelancës nga kryebashkiaku Benet Beci për largimet e shumë punonjësve pasi erdhi në krye të bashkisë. Ndërsa këshilltarët e PSD, e justifikojnë bojkotin me mungesën e punësimeve në administratën e bashkisë nga Benet Beci.

PSD bashkoi votat me PS ne zgjedhjen e Benet Becit në krye të Bashkisë së Shkodrës, i pari përfaqësues i Partisë Socialiste që fiton zgjedhjet lokale në këtë qytet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani