Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Parlamenti miraton dy komisione hetimore, për shëndetësinë dhe sistemin TIMS

Nga Fjorela Beleshi
21 Mars 2024, 21:40 | Politikë

Parlamenti miraton dy komisione hetimore, për shëndetësinë

Pas marrëveshjes politike, PS dhe PD e Rithemelimit bashkuan votat për të miratuar në Parlament me 95 vota pro dhe një abstenim të Erion Braçes, për ngritjen e komisionit hetimor për kontratat koncensionare për sterilizimin dhe check up-in, ndërsa ngritja e komisionit hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS mori 96 kartona jeshil dhe një votë abstenuese të Petro Koçit.

97 kartona jeshil të shumicës dhe pakicës mori projektligji për marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Demokratët nuk bashkuan votat për ndryshimin e buxhetit të shtetit, Gardën e Republikës dhe sigurinë kibernetike. Për projektligjin e fundit, socialistët rrëzuan edhe propozimet e Jorida Tabakut. 

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani