Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 9%
  • E vështirë 64%
  • E pamundur 27%

Aksident në Fier, autobusi përfundon në oborrin e një banese

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 09:20 | Kronikë

Aksident në Fier, autobusi përfundon në oborrin e një banese

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Cakran të Fierit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se një automjet tip “Mercedes Benz” është përplasur kokë më kokë me një autobus.

Si pasojë e përplasjes autobusi ka përfunduar në oborrin e një banese buzë rruge, duke shkatërruar murin rrethues.


Rreth orës 08:00, në aksin rrugor "Fier-Patos", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran, është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë