Gjykata e Durrësit është blinduar, gjatë ditës së sotme, ndërsa gjyqtarja Besjana Garxenaj pritet të japë masat e sigurisë për rreth 60 të arrestuarit, 3 ditë më parë.
Me datë 22 janar, policia e Durrësit ndërmori një operacion të gjerë, gjatë të cilit u ekzekutuan 58 urdhra ndalimi nga Prokuroria dhe 3 vendime arresti nga Gjykata.
Gjatë këtij megaoperacioni, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, para, armë zjarri, automjete etj. (A2 Televizion)