Një godinë pranë qendrës së qytetit të Fierit, ku ndodhen zyrat e shërbimit zjarrfikës, të IKMT-së dhe të shërbimit postar, është përfshirë nga flakët këtë të enjte.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Paraprakisht, dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që ka patur vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)