Një makinë tip BMWX5 është djegur në lagjen “24 Maji” në Vlorë në mesnatë. Makina është në pronësi të Andi Selmanaj dhe ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Vlorë/Informacion parapak
Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMË X5”, në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)