Plagosja e Jolldashit në Pogradec, vihen në pranga dy autorët e dyshuar

Nga Artin Halili
1 Mars 2024, 22:13 | Kronikë

Plagosja e Jolldashit në Pogradec, vihen në pranga dy autorët e

Policia ka vënë në pranga Deis Meko dhe Klajdi Lotis, të dyshuar si autorë të plagosjes së Alted Jolldashit këtë të premte në Pogradec.

I plagosuri Alted Jolldashi është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak se ka një plumb në gjoks.

Sipas informacioneve, ai do të arrestohet nga policia, pasi dyshohet se është personi që ka qëlluar i pari drejt djemve të tjerë me një pistoletë me mulli.

Konflikti mes palëve ka filluar pak kohë më parë, kur Jolldashi ka goditur vëllain e Mekos, ndërsa sot ky i fundit ka shkuar për t’u sqaruar, por Jolldashi ka nxjerrë pistoletën ( me mulli) dhe ka qëlluar 5 herë drejt tyre. Më pas, autorët i janë kundërpërgjigjur duke e plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos