Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Zjarri në Urgjencën e QSUT, prokuroria regjistron procedimin penal pa persona nën hetim

Nga A2 CNN
2 Mars 2024, 09:41 | Kronikë

Zjarri në Urgjencën e QSUT, prokuroria regjistron procedimin penal pa

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr” për zjarrin e rënë në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal 1578, dt.29.02.2024 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11.02.2024.

Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Tiranës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani